Ylli 32-vjeçar, Ariana Grande, është duke e shijuar suksesin në aktrim dhe këndim. Artisja ka deklaruar se është duke u fokusuar në karrierën e saj në aktrim, tash për tash.
“Jam duke e shijuar aktrimin tash për tash. Kudo qoftë, në filma apo edhe të qenit në skenë. Kjo është aktualisht ajo nga çfarë po inspirohem më së shumti. Unë ende do këndoj, premtoj. Por po, tash për tash, kjo është ajo që dua”.
Ariana është vlerësuar gjerësisht për rolin e saj në filmat Wicked, dhe ylli i toplistave pranon se do të dëshironte të shfaqej edhe në një produksion teatror.
Duke reflektuar mbi ambiciet e saj profesionale, Ariana shpjegoi: “Do të ishte një ëndërr të gjeja projektin e duhur për t’u rikthyer në skenë. Do të shohim. Jam mirënjohëse që jam pjesë e këtij udhëtimi”.
Ndërkohë, në afat të shkurtër, Ariana pritet të luajë përkrah Ben Stiller në Focker In-Law, filmin e katërt të sagës Meet the Parents, dhe aktorja nuk kurseu lëvdatat për partnerin e saj në film.
Ajo tha: “Jam rritur duke e adhuruar Benin. Çdo person në kast është dikush që e kam admiruar që e vogël, ndaj të punoja me ta dhe të ndaja hapësirën krijuese me ta ishte realizim i një ëndrre.”
Ndërkohë, Cynthia Erivo më herët ka folur për Arianën, ka zbuluar se mes tyre u krijua menjëherë një “lidhje” e veçantë gjatë xhirimeve të Wicked.
“Kur mësuam se do ta bënim këtë projekt, i kërkova të vinte dhe të kalonim pak kohë bashkë. E organizuam së bashku dhe ajo erdhi në shtëpinë time. U ulëm në dysheme dhe biseduam me orë të tëra. Mendoj se në atë moment të dyja kuptuam se mes nesh kishte diçka, një lidhje të menjëhershme”, ka thënë aktorja, shkruan The People.
Ariana gjithashtu ka shijuar shumë bashkëpunimin me Cynthian gjatë realizimit të filmave.
“Gjëja më e veçantë ishte se, që nga takimi i parë, ne patëm një marrëveshje të sinqertë për t’u kujdesur për njëra-tjetrën, për të qenë gjithmonë të hapura dhe për të lënë hapësirë për çdo emocion që mund të shfaqej gjatë procesit. Thjesht të kujdeseshim për njëra-tjetrën si mike. Kjo u rrit e u forcua edhe më shumë me kalimin e kohës dhe vazhdon ende. Është diçka vërtet e bukur dhe e sinqertë. Jam shumë mirënjohëse”, ka thënë ajo.