Artistja Ariana Grande, dhe aktori Ethan Slater, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati tre vjetësh së bashku, sipas raportimeve të fundit.
Burime për revistën PEOPLE kanë bërë të ditur se yjet e filmit Wicked janë ndarë qe disa muaj, por kanë vendosur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërprerja e lidhjes ka qenë miqësore. Ata i kushtuan shumë kohë dhe mendim këtij vendimi dhe zgjodhën të vazhdojnë rrugët e tyre të ndara. Ata mbeten miq dhe vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin. Në heshtje janë ndarë prej disa muajsh”, ka thënë burimi.
Grande, 32 vjeç, dhe Slater, 34 vjeç, u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”, ku Grande luajti rolin e Glindës, ndërsa Slater atë të Boq.
Megjithëse lidhja ka përfunduar, burimet thonë se këngëtarja “po kalon shumë mirë këtë periudhë”. Grande ka nisur turneun e saj “Eternal Sunshine Tour” më 6 qershor, ndërsa albumi i saj i tetë, “Petal”, pritet të publikohet më 31 korrik.
Çifti e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale në muajin nëntor të vitit 2024, pasi u përfolën për herë të parë si çift në vitin 2023.
Në muajin mars, Grande kishte shprehur publikisht mbështetjen për Slater pas suksesit të shfaqjes së tij teatrale “Marcel on the Train”.
“Urime për suksesin e këtij spektakli kaq të bukur. Jam shumë krenare për ty”, kishte shkruar ajo në Instagram.
Vetëm pak muaj më parë, një burim kishte deklaruar për PEOPLE se marrëdhënia e tyre ishte serioze, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.
“Të dy kanë shumë punë, por lidhja e tyre ishte e vërtetë. Ata gjithmonë kanë mbështetur karrierën e njëri-tjetrit dhe kanë preferuar ta jetojnë lidhjen larg vëmendjes së madhe publike”, pati thënë burimi.