Artistja Ariana Grande ka folur për herë të parë pasi u njoftua se, pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine” muajin e ardhshëm, do të tërhiqet përkohësisht nga vëmendja e publikut.
Gjatë koncertit në Chicago, këngëtarja ka sqaruar se vendimi nuk ishte marrë si reagim ndaj kritikave apo ngjarjeve të fundit.
“Njoftimi që u bë dje nuk ishte vendim i nxituar apo emocional. Ishte diçka që e kisha planifikuar në heshtje prej shumë kohësh”, ka thënë ajo, ka shkruar BBC.
Ariana Grande with a speech at tonights show in reference to her break and the hate 🤍 #weloveyouariana pic.twitter.com/CB0tajXXk3
— 𝓞𝓭𝓮𝓽𝓽𝓮 (@D0LLIKE) August 4, 2026
Edhe
“Pas gjykimeve të vazhdueshme” Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike
Ajo u është përgjigjur edhe shqetësimeve të fansave, të cilët mendonin se komentet negative po ndikonin tek ajo.
“Kam dëgjuar se fansat ishin të shqetësuar se negativiteti po më shkatërronte, por është krejt e kundërta. Duhet të vendosim kufij dhe çdo njeri ka nevojë për pushim ndonjëherë”, ka thënë aktorja.
Grande ka theksuar se vendimi ishte marrë me qetësi dhe vetëdije, ndërsa ka shtuar se donte t’u fliste vetë fansave për të shmangur keqkuptimet.
“Ndonjëherë, kur një histori nuk vjen drejtpërdrejt nga unë, ajo mund të ekzagjerohet”, ka thënë ylli.
Ajo falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë:
“Pavarësisht zhurmave që ekzistojnë jashtë, asgjë nuk mund ta ndryshojë realitetin tim apo ta bëjë më të fortë se dashurinë që ndajmë me njëri-tjetrin”, ka shtuar Grande.
Edhe
Ariana Grande nuk planifikon album të ri para turneut “Eternal Sunshine”
Këngëtarja e ka cilësuar turneun aktual si “një nga përvojat më shëruese, më të bukura dhe më të veçanta” të jetës së saj.
Si pasojë e këtij vendimi, Grande nuk do të marrë pjesë më në mjuzikëllin “Sunday in the Park with George”, i planifikuar për vitin e ardhshëm në Londër.