Ariana Grande ka konfirmuar se nuk ka në plan të publikojë këngë të re përpara nisjes së turneut të saj “Eternal Sunshine” në qershor, pasi është e angazhuar me projekte të tjera profesionale.
Në një intervistë për Variety, aktorja e filmit Wicked: For Good tha se aktualisht nuk ka kohë për të punuar në një album të ri, duke shtuar me humor se fansat duket sikur mendojnë se ekziston “një version tjetër i saj” që ka kohë të shkruajë këngë.
Pas publikimit të intervistës, Ariana sqaroi komentet e saj në Instagram, duke theksuar se nuk ka përmendur afate kohore për muzikë të re dhe se thjesht ka thënë “jo”. Ajo shtoi se do t’i duhej “një tru shtesë dhe katër duar më shumë” për të bërë gjithçka njëkohësisht.
Këngëtarja, e cila publikoi albumin e fundit “Eternal Sunshine” në mars 2024, ka bërë të ditur se përgatitjet për turneun e saj të parë pas shtatë vjetësh janë në një fazë të mirë. Ajo po punon prej muajsh në listën e këngëve, ndërsa provat pritet të fillojnë së shpejti.
Turneu “Eternal Sunshine” do të jetë i pari që nga Sweetener World Tour në vitin 2019. Ariana ka paralajmëruar më herët se ky mund të jetë “turneu i fundit për një kohë shumë të gjatë”, duke e cilësuar si “një lamtumirë të përkohshme” nga skena e koncerteve.
-
Ariana Grande: Vendimi për t’u tërhequr nga jeta publike nuk ishte i nxituar
-
“Pas gjykimeve të vazhdueshme” Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike
-
Ariana Grande e Ethan Slater janë ndarë pas gati tre vjetësh lidhje
-
Ariana Grande pranon se do t'i bënte mirë një shkëputje nga karriera
-
Ariana Grande tregon se si aktrimi e ndihmoi ta shëronte marrëdhënien e saj me muzikën