Showbiz

Ariana Grande tregon se si aktrimi e ndihmoi ta shëronte marrëdhënien e saj me muzikën

Ariana Grande në The Hollywood Reporter

Ylli i popit, 32-vjeçarja Ariana Grande, e cila mori rolin në adaptimin filmik me dy pjesë të muziklit të famshëm të Broadwayit Wicked dhe vazhdimin e sapolansuar Wicked: For Good, po përgatitet të rikthehet në skenë vitin e ardhshëm me Eternal Sunshine Tour, në mbështetje të albumit të saj të pestë. Ajo ka treguar se si një pauzë e qëllimshme e ka ndihmuar të rindërtojë lidhjen e saj me muzikën.

Duke folur për Nicole Kidman për revistën Interview, ajo tha: “Jam vërtet mirënjohëse dhe e emocionuar. Kam kaluar dy vitet e fundit duke shëruar marrëdhënien time me muzikën dhe turnetë. Kam kaluar shumë kohë duke rindërtuar sistemin tim të krijimit të muzikës. Eternal Sunshine, ajo ishte një përvojë ndryshe për mua.”

Krijuesja e hitit “Thank U, Next” shpjegoi se si largimi nga industria e ka ndihmuar të ndajë presionet e famës nga gëzimi i krijimit, duke shtuar se aktrimi dhe roli i saj si Glinda në “Wicked” i dhanë forcën t’i qaset sërish muzikës me një perspektivë të re.

 “Mendoj se koha larg e mësoi të rimarr disa pjesë të vetes, t’i vendos disa ndjesi që më shumë lidhen me famën dhe gjërat që vijnë me të qenit artiste në një kuti tjetër, diku larg, dhe t’i them vetes: ‘OK, nuk kam pse të heq dorë nga diçka që e dua. Mund t’i lë ato gjëra mënjanë pa humbur nga sytë dhuntitë e mia”, ka thënë ajo.  “Kam hedhur hapa të vegjël drejt shërimit të marrëdhënies sime me muzikën dhe turnetë, dhe koha me Glindan dhe me aktrimin më ndihmoi të ndërtoj forcën për ta bërë këtë. Por nuk e shpreh dot sa mirënjohëse jam. Mendoj se më parë muzika mbante brenda vetes disa trauma për mua, dhe po i shoh ato duke u zhdukur — dhe kjo është diçka jashtëzakonisht e bukur.”

Këngëtarja e “Love Me Harder” pranoi se kalimi i menjëhershëm drejt famës botërore nuk ka qenë pa sfida.

Duke reflektuar mbi ngritjen e saj të shpejtë drejt famës globale, ajo tha: “Ka pasur një periudhë të vështirë përshtatjeje në fillim, kur karriera ime pop shpërtheu në atë mënyrë. Dhe shpresoj që kjo të mos tingëllojë si mosmirënjohje, por është thjesht një ndryshim i madh kur jeta jote transformohet aq drastikisht.”