Ajo, përmes monodramës së shkruar nga Ridvan Dibra, do ta luajë rolin që është kundër paragjykimeve të një çështjeje më vitale në shoqërinë shqiptare.
Arjola Demiri, e cila tashmë ka krijuar imazhin e saj në ekranet televizive, do të luajë rolin e Madalenës në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, të realizuar nga regjisori Ben Apolloni.
Kjo vepër e gjinisë letrare të dramatikes, paraqet në qendër të veprës fatin e një femre me emrin Madalenë, e cila është e stigmatizuar për shkak të kaluarës së saj, transmeton emisioni Express në KTV.
Provat e monodramës, ka kohë që kanë nisur në teatrin “Dodona”, ndërsa Arjola ato po i shijon maksimalisht.
Aktorja tregon bashkëpunimin me regjisorin Ben Apolloni, i cili e kishte angazhuar atë në disa projekte filmike teatrore.
Arjola Demirin e njohim nga seriali “O sa mirë”, i cili ka qenë një shtysë e madhe për karrierën e saj si aktore.
Edhe
Arjola Demiri pushton skenën e teatrit “Dodona”
Pavarësisht faktit se nuk është më pjesë e këtij seriali televiziv, ajo vazhdon të jetë e përkushtuar në projekte tjera të artit skenik.
Arjola thotë të mos e ketë harruar rolin më të dashur të saj që bëri të famshme.
Monodrama “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, pritet të shfaqet premierë më katër shkurt në skenën e teatrit “Dodona”.
