Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adhuruesit janë të bindur se Meghan ka lindur para dy javësh

Princi Harry (34) dhe Meghan (37) të mërkurën ia prezantuan djalin publikut dhe e njoftuan mbretëreshën Elizabetha II (93) me stërnipin e tetë. Ata zbuluan se e kanë e përzgjedhur emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

“Është magjik, i kam dy meshkujt më të mirë në botë dhe jam shumë e lumtur, e ka temperamentin më të ëmbël, është shumë i qetë, këto ishin ditë të veçanta”, - komentoi Meghan pas fotografimit zyrtar në kështjellën Windsor.

Image

Në pyetjen se kujt i ngjan djali i tyre, ata u përgjigjën se këtë do ta shohin gjatë dy javëve të ardhshme, shkruan KOHA Ditore.

Por disa këtë deklaratë e keqinterpretuan dhe kuptuan se foshnja është lindur në fshehtësi dy javë më parë. Kjo teori është përhapur në rrjetet sociale sidomos, sepse Meghan nuk është shfaqur për disa javë para lindjes.