Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e dytë. Foshnja është djalë dhe është pagëzuar, Ernest George Ronnie.
32-vjeçarja Eugenie, është mbesa e Mbretit Charles dhe vajza e vogël Princit Andrew dhe Dukeshës së Yorkut, Sarah Ferguson.
Eugenie u martua me biznesmenin, Brooksbank, në tetor të vitit 2018 në Windsor.
Fëmija i parë i çiftit mbretëror erdhi në jetë në gusht të vitit 2021.
Foshnja e porsalindur, një herësh anëtari më i ri i Familjes Mbretërore Britanike është i 13-i në rend për ta trashëguar fronin.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm