Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohet ish-princi britanik Andrew

Princi Andrew

Ish-princi britanik, Andrew-Mountbatten Windsor, është parë tek është liruar nga mbajtja, pak orë pasi u bë personi i parë i familjes mbretërore që u arrestua.

Ish-princi u intervistua në një stacion policie në Angli të enjten, në ditën kur mbushi 66 vjet. Ai u arrestua nën dyshimin se i ka dërguar raporte tregtare Jeffrey Epsteinit në vitin 2010. Kjo erdhi pas publikimit të miliona faqeve me dokumente të mbledhura gjatë një hetimi amerikan ndaj Epsteinit - i dënuari për abuzim seksual dhe i akuzuar për shkelje financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Andrew vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë ndaj tij.

Në mbrëmjen e së enjtes, ai u fotografua tek dilte nga stacioni policor.

Policia ende nuk ka dhënë detaje.

Lexo përditësimet tjera
andrew

Arrestohet vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew

Vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar për keqpërdorim të detyrës publike.Policia ka thënë...