Vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar për keqpërdorim të detyrës publike.
Policia ka thënë se po “vlerësonte” raportet se ish-princi Andrew i dërgoi raporte tregtare Jeffrey Epsteinit në vitin 2010, raportoi AP. Kjo erdhi pas publikimit të miliona faqeve me dokumente të mbledhura gjatë një hetimi amerikan ndaj Epsteinit - i dënuari për abuzim seksual dhe i akuzuar për shkelje financiare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndrew vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë ndaj tij.
Policia ka konfirmuar se ai është dërguar në mbajtje.
“Si pjesë e hetimit, sot kemi arrestuar një person mbi dyshimet për keqpërdorim detyre dhe po kryejmë kontrolle në adresat në Berkshire dhe Norfolk”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Në tetor, ish-princi Andrew pati humbur titujt mbretërorë dhe ishte dëbuar nga shtëpia mbretërore.
Lidhjet e Andrewit me abuzuesin seksual të fëmijëve dhe financuesin Jeffrey Epstein vazhdojnë të shkaktojnë polemika. Megjithëse ai i mohon akuzat, Pallati i Buckingham konsideron se ka pasur gabime nga ana e tij.
Lirohet ish-princi britanik Andrew
Ish-princi britanik, Andrew-Mountbatten Windsor, është parë tek është liruar nga mbajtja, pak orë pasi u bë personi i parë i familjes mbretërore që u arrestua.
Ish-princi u intervistua në një stacion policie në Angli të enjten, në ditën kur mbushi 66 vjet. Ai u arrestua nën dyshimin se i ka dërguar raporte tregtare Jeffrey Epsteinit në vitin 2010. Kjo erdhi pas publikimit të miliona faqeve me dokumente të mbledhura gjatë një hetimi amerikan ndaj Epsteinit - i dënuari për abuzim seksual dhe i akuzuar për shkelje financiare.
Andrew vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë ndaj tij.
Në mbrëmjen e së enjtes, ai u fotografua tek dilte nga stacioni policor.
Policia ende nuk ka dhënë detaje.
Mbreti Charles për arrestimin e Andrew: Ligji duhet të ndjekë rrugën e vet
Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew, nën dyshimin për lidhje me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.
Në reagimin e tij, Mbreti Charles ka thënë se ndonëse është i shqetësuar thellë për lajmin, konsideron se ligji duhet të ndjekë rrugën e vet.
“Kam mësuar me shqetësimin më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Në këtë, siç e kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt. Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, thuhet në reagimin e Mbretit.