Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew, nën dyshimin për lidhje me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.
Në reagimin e tij, Mbreti Charles ka thënë se ndonëse është i shqetësuar thellë për lajmin, konsideron se ligji duhet të ndjekë rrugën e vet.
“Kam mësuar me shqetësimin më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Në këtë, siç e kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt. Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, thuhet në reagimin e Mbretit.
Arrestohet vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew
Vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar për keqpërdorim të detyrës publike.Policia ka thënë...-
Australia mbështet heqjen e Andrew nga linja mbretërore e trashëgimisë
-
Qeveria britanike shqyrton heqjen e ish-princit Andrew nga linja mbretërore e trashëgimisë
-
Lirohet ish-princi britanik Andrew
-
Arrestohet vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew
-
Vëllai i Mbretit Charles i kishte dërguar Epsteinit dokumente zyrtare britanike