Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, pritet të mbërrijnë sot në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, ka shkruar BBC.
Sipas raportimeve, familja do të udhëtojë privatisht nga Kalifornia drejt Britanisë së Madhe. Një zëdhënës i çiftit nuk pranoi të komentojë mbi udhëtimin.
Harry dhe Meghan nuk pritet të rikthehen në detyrat zyrtare mbretërore. Ata do të jetojnë në Britani si qytetarë dhe jo si anëtarë që kryejnë detyra për familjen mbretërore.
Familja besohet se do të qëndrojë në një pronë private në zonën e Cotswolds, jashtë Londrës.
Ndërkohë, fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet, janë regjistruar në shkollë dhe semestri i ri pritet të nisë javën e ardhshme.
Rikthimi në Britani vjen disa vite pasi Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat zyrtare mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA.
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Markle dhe Princi Harry rikthehen në Nottingham: Është kënaqësi të jemi sërish këtu
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar