Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë të martën, në ditën e dytë të vizitës së tyre shtetërore në SHBA.
Ata janë pritur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Zonja e Parë, Melania Trump, teksa imazhet tregojnë monarkun dhe presidentin duke buzëqeshur ndërsa shtrëngojnë duart.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë vonë, monarku do të ketë një takim me presidentin Trump përpara se Mbreti të mbajë një fjalim historik para ligjvënësve amerikanë.
Ai pritet ta përdorë fjalimin për të bërë thirrje për "pajtim dhe ripërtëritje" midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mes marrëdhënieve të tensionuara për luftën e Iranit.
Kjo shënon vizitën e parë shtetërore britanike në SHBA që nga udhëtimi i Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2007.
Amerikanët s’kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët, thotë Trumpi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se amerikanët nuk kanë pasur kurrë miq më të ngushtë se britanikët.
Ai e ka bërë këtë deklaratë të martën në Shtëpinë e Bardhë, pas pritjes së Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla.
Trumpi i është referuar një peme që Mbretëresha Elizabeth II e ka mbjellur, në një vizitë të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë një simbol të gjallë të lidhjes shekullore midis dy kombeve.
Ai ka thënë se pema e re, e cila tani është trefishuar në madhësi dhe forcë, pasqyron marrëdhënien midis dy kombeve.
Trumpi ka deklaruar se, ashtu si SHBA-ja, "ajo u vendos nga duart britanike në tokën amerikane".