Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit janë emëruar edhe zyrtarisht si “princ” dhe ”princeshë”, në ueb faqen e Familjes Mbretërore.
Vendimi ka ardhur vetëm një ditë pasi Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë të ditur se vajza e tyre, Lilibet, është pagëzuar dhe se e kanë përdorur titullin “princeshë” për herë të parë, raportoi BBC-ja të enjten.
Archie, 3 vjeç dhe Lilibet 1 vjeç, janë emëruar princ dhe princeshë të Sussexit.
Ata janë i gjashti dhe i shtati në radhë për fronin mbretëror.
Më parë ata janë njohur si Master Archie Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Mountbatten-Windsor.
Edhe
Meghan Markle tregon se tani e përdor mbiemrin Sussex
Archie dhe Lilibet nuk ishin princ dhe princeshë në lindje, sepse ata nuk ishin nipër të monarkut, por ata fituan të drejtën e këtyre titujve kur Charlesi u bë mbret, pas vdekjes së nënë së tij, Mbretëresha Elizabeta e Dytë.
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle nuk jetojnë bashkë me Familjen Mbretërore. Ata janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2020.
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Meghan Markle e lumtur që fëmijët e saj “janë ende shumë të vegjël për rrjete sociale”
-
Lilibet Diana feston ditëlindjen e parë, publikohet fotografia e parë e saj
-
Harry dhe Maghan i bashkohen familjes mbretërore për ditëlindjen e mbretëreshës