Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bëhet i ditur emri i fëmijës së familjes mbretërore

Djali i sapolindur i Princit Harry dhe Meghan Markle do të quhet Archie Harrison Mountbatten-Windsor, njoftoi sot pallati mbretëror britanik.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij u shfaqën për herë të parë sot para gazetarëve me djalin e lindur të hënën, duke e përshkruar ndjenjën e prindërit si "magjike", transmeton AP.

Prezantimi para gazetarëve u bë pas takimit me Mbretëreshën dhe Dukën e Edinburghut.