Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi Harry dhe Meghan Markle bëhen me djalë

Dukesha e Sussexit ka sjellë në jetë të hënën një djalë, ka njoftuar princi britanik, Harry.

Princi Harry ka thënë se janë “tepër të gëzuar” dhe falënderuan publikun për mbështetjen gjatë gjithë shtatzënësisë, ka raportuar “BBC”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka thënë se Meghan dhe foshnja janë “jashtëzakonisht mirë”, duke shtuar se çifti është ende duke menduar rreth emrit të fëmijës.

Pallati Buckingham ka njoftuar po ashtu se foshnja ka lindur me peshë rreth 3.3 kilogramë dhe se duka ishte i pranishëm në procesin e lindjes.

“Mbretëresha, Duka i Edinburghut, princi i Walesit, dukesha e Cornwallit, Duka dhe Dukesha të Cambridges, Lady Jane Fellowes, Lady Sarah McCorquodale dhe Earl Spancer janë informuar dhe janë të gëzuar për lajmin”, thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror britanik. “Nëna e Dukeshës, Doria Ragland, e cila është e mbërthyer nga gëzimi për lindjen e nipit të saj të parë, ndodhet bashkë me familjen mbretërore në vilën në Frogmore”, përfundon njoftimi.