Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande do të performojë në Manchester, dy vite pas sulmit terrorist

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande, do të performojë në Manchester për herë të parë që nga sulmi terrorist i vitit 2017 që ka ndodhur në këtë qytet.

Këngëtarja 25-vjeçare do të kryesojë koncertin “Manchester Pride” në muajin gusht të këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të paktën 22 persona vdiqën nga sulmi kamikaz pas performancës së Grandes në Manchester Arena në maj të vitit 2017.


Lexoni edhe: 

Grande rrëzon nga “froni” Gomezin


Dhe ylli amerikan i popit do rikthehet në këtë qytet për të performuar për eventin e LGBT+ në një depo të vjetër hekurudhore me kapacitet prej 9.000 personash më 25 gusht.

Aktualisht Grande mban vendin e parë dhe të dytë në tabelat britanike. Gjithashtu edhe albumi i saj qëndron në vendin e parë.

Ajo më parë tregoi se do të luante një “shfaqje speciale” në Manchester, si pjesë e turneut të saj të ardhshëm botëror, por nuk tregoi detajet.

Koncerti i Pride në Mayfield Depot ka të ngjarë të jetë një kthim emocional i Grandes në qytet, dy vjet pas sulmit të Manchester Arena./oranews