Qytetarët kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë edhe sonte, në natën e 12-të radhazi për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Çlirim Haziri, njëri nga organizatorët, teksa ka lëshuar një pjesë të deklaratës së gjyqtarit kryesor të Dhomave Specializuara, Charles Smith, teksa thoshte se UÇK-ja ishte organizatë politike dhe ushtarake që kishte synim pavarësinë e Kosovës, tha se katërshja e UÇK-së u dënua për pavarësinë e vendit.
“Pra, sipas fjalëve që sapo dëgjuam, qëllimi i UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës, prandaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u dënuan për pavarësinë e Kosovës, për atë pavarësi që luftuan, për atë pavarësi u sakrifikuan... prandaj i themi këtij gjykatësi matuf plak ‘Jo në emrin tim’”, ka thënë ai.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.
Edhe në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga "Kuqezinjtë e Jakovës".
Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
-
“UÇK-ja s’është e partive” - Edhe nata e 11-të e protestave mbush sheshin
-
Nata e dhjetë e protestave kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së
-
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Tetë net protesta kundër vendimit të Speciales
-
Një javë protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së