---
description: Qytetarët kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë edhe sonte, në natën e 12-të radhazi për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënu
title: Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/27/064312f7-f63c-4ddd-964e-f435d9cff524.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija

![Pamje nga protesta](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/064312f7-f63c-4ddd-964e-f435d9cff524.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 shtator 2026 21:25
- Shpërndaje në:

- 27 shtator 2026 21:25
- Shpërndaje në:

Qytetarët kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë edhe sonte, në natën e 12-të radhazi për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Çlirim Haziri, njëri nga organizatorët, teksa ka lëshuar një pjesë të deklaratës së gjyqtarit kryesor të Dhomave Specializuara, Charles Smith, teksa thoshte se UÇK-ja ishte organizatë politike dhe ushtarake që kishte synim pavarësinë e Kosovës, tha se katërshja e UÇK-së u dënua për pavarësinë e vendit. 

“Pra, sipas fjalëve që sapo dëgjuam, qëllimi i UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës, prandaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u dënuan për pavarësinë e Kosovës, për atë pavarësi që luftuan, për atë pavarësi u sakrifikuan... prandaj i themi këtij gjykatësi matuf plak ‘Jo në emrin tim’”, ka thënë ai. 

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Edhe në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga "Kuqezinjtë e Jakovës".

Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/27/71003872-a86b-4d2f-a830-241f943f0611.webp?q=80&w=980)

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/27/34167d24-8431-4be9-a76b-05037c8d0615.webp?q=80&w=980)

[#jo ne emrin tim](https://www.koha.net/tag/jo-ne-emrin-tim) [#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#Ish-krerët e UÇK-së](https://www.koha.net/tag/ish-kreret-e-uck-se) [#gjykata speciale ne hage](https://www.koha.net/tag/gjykata-speciale-ne-hage) [#Çlirim Haziri](https://www.koha.net/tag/clirim-haziri) [#Charles Smith](https://www.koha.net/tag/charles-smith)

Artikuj të ngjashëm

- [![Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://resources.koha.net/images/2026/October/03/9666d7c3-665f-4a68-98ea-d5a943bb80b3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 tet 2026 Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/edhe-nata-e-18-te-e-protestave-mbyllet-me-kerkesen-per-ndryshimin-e-ligjit-per-specialen)
- [![Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen](https://resources.koha.net/images/2026/October/02/43af14cd-30c5-47d1-bb05-b3e1f5dba3c1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 tet 2026 Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/edhe-nata-e-17-te-e-protestes-me-kerkesen-per-miratimin-e-ndryshimeve-te-ligjit-per-specialen)
- [![15 net protestë](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/73c4fe47-a2bd-421a-a75e-06d04cb44906.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2026 15 net protestë](https://www.koha.net/arberi/15-net-protest)
- [![Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/fcb4b6e8-de8c-4c43-a574-4fc572f27b5b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 sht 2026 Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/dy-jave-nga-protesta-kunder-vendimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se)
- [![Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://resources.koha.net/images/2026/September/28/35d0f3da-6097-4225-8e9b-fa5b1eea7563.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 sht 2026 Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/nata-e-13-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim)

[Arbëri.]() [Asociacioni i Arkitektëve kërkon anulimin e vendimit për “Ulpianën”](https://www.koha.net/arberi/asociacioni-i-arkitekteve-kerkon-anulimin-e-vendimit-per-ulpianen)

[Botë.]() [Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij](https://www.koha.net/bote/sekretari-amerikan-i-thesarit-zhvendoset-ne-nje-baze-ushtarake-pas-shqetesimeve-per-sigurine-e-tij)

[Kulturë.]() [Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën “Crowd & Loud” në Zagreb](https://www.koha.net/kulture/dukagjin-lipa-foles-kryesor-ne-konferencen-crowd-loud-ne-zagreb)

[Arbëri.]() [Aliu: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera](https://www.koha.net/arberi/aliu-produktet-ne-kosove-shiten-deri-ne-60-per-qind-me-shtrenjte-se-ne-vendet-e-tjera)

[Botë.]() [Greva e parë e përgjithshme në Spanjë pas 14 vjetëve, në Barcelonë regjistrohen incidente](https://www.koha.net/bote/greva-e-pare-e-pergjithshme-ne-spanje-pas-14-vjeteve-ne-barcelone-regjistrohen-incidente)

[Arbëri.]() [Kurti udhëton në Irlandë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian](https://www.koha.net/arberi/kurti-udheton-ne-irlande-merr-pjese-ne-samitin-e-komunitetit-politik-evropian)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nata-e-12-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim","datePublished":"2026-09-27T21:25:52+02:00","dateModified":"2026-09-27T22:06:51+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":242,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qytetarët kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë edhe sonte, në natën e 12-të radhazi për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënu","url":"https://www.koha.net/arberi/nata-e-12-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim","keywords":"jo ne emrin tim, protesta, Ish-krerët e UÇK-së, gjykata speciale ne hage, Çlirim Haziri, Charles Smith","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/27/064312f7-f63c-4ddd-964e-f435d9cff524.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
