Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa nga vendlindja: Patëm dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi disa pamje nga eventi në të cilin mori pjesë një ditë më parë në Kosovë. 

Dua, e cila ishte e pranishme në dasmën e kushëririt të saj, ka uruar qiftin duke thënë se po rritet rrethi.

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare. Po na rritet rrethi”, ka shkruar ajo krahas fotografive dhe videove të publikuara në Instagram të dielën. 

Kjo vizitë e Duas në Kosovë është ndër të rrallat të atyre pa ndonjë angazhim publik.