Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar fotografitë e para nga dasma e saj luksoze me aktorin Callum Turner, e organizuar në Palermo të Sicilisë, pas ceremonisë intime që çifti kishte mbajtur më herët në Londër.
Ylli i muzikës ndau në Instagram një seri fotografish nga festimet në Itali. Në foto, çifti shihet duke pozuar në një ballkon, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente emocionale nën vellon e nuses. Dua e shoqëroi publikimin me mbishkrimin e thjeshtë: “Mr. and Mrs.”.
Ceremonia kryesore u mbajt më 6 qershor në vilën historike Valguarnera në Palermo, duke kurorëzuar një festë treditore të organizuar në Sicili.
Për këtë rast, Dua Lipa zgjodhi një fustan nusërie luksoz të zbukuruar me diamante, i dizajnuar nga ikona e modës, Mattieu Blazey, drejtor kreativ i brendit të njohur francez “Chanel”. Këngëtarja ecën drejt altarit në një pistë prej rreth 200 metrash, e rrethuar nga rreshta me lule.
Në festë morën pjesë më shumë se 200 mysafirë nga bota e showbizit. Mes tyre ishte edhe legjenda e muzikës, Elton John, i cili sipas raportimeve performoi në mbrëmjen e dasmës. Të pranishëm ishin gjithashtu artistët Olivia Dean, Mark Ronson dhe Charli XCX.
-
Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo
-
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër
-
Callum Turner flet për martesën me Dua Lipën
-
Dua Lipa dhe Callum Turner debutojnë në tapetin e kuq si të martuar
-
Pishinë, kinema dhe studio muzikore – zbulohen detaje nga rezidenca luksoze e Dua Lipës