Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner debutojnë në tapetin e kuq si të martuar

Dua Lipa dhe Callum Turner

Dua Lipa dhe Callum Turner

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori Callum Turner kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si bashkëshortë, në premierën e filmit të ri të aktorit, “One Night Only”, në New York.

30-vjeçja u shfaq me një fustan të personalizuar nga brendi “Ferragamo”, ndërsa Turner, 36 vjeç, zgjodhi një kostum elegant nga brendi “Louis Vuitton”.

People ka shkruar çifti pozoi i buzëqeshur para fotografëve, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre.

Turner luan përkrah Monica Barbaro në komedinë romantike “One Night Only”, e cila del në kinema më 7 gusht.

Lipa dhe Turner u martuan më 6 qershor në një ceremoni elegante në Sicili, pasi më herët kishin zyrtarizuar martesën në Londër. Këngëtarja ndau më vonë në Instagram fotografi nga ceremonia, ku u shfaq me një fustan nusërie të personalizuar nga brendi “Chanel”.

Edhe Callum Turner flet për martesën me Dua Lipën Showbiz Callum Turner flet për martesën me Dua Lipën

Romanca e tyre u bë publike në vitin 2024, ndërsa fejesën Lipa e konfirmoi në një intervistë për revistën “British Vogue” në muajin korrik të vitit 2025.

“Vendimi për t’u plakur së bashku, për të ndërtuar një jetë dhe, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, pati thënë ajo.