Ariana Grande ka nderuar viktimat e bombardimeve në Manchester Arena në përvjetorin e katërt të sulmit.
Këngëtarja 27-vjeçare ka ndarë një vizatim prekës të një zemre të mbushur me bletë në Instagram, ku ka shkruar:
“Edhe pse pikëllimi është gjithnjë i pranishëm dhe lidhja jonë me të vazhdimisht evoluon dhe shprehet në mënyra të ndryshme çdo ditë, gjatë gjithë vitit…E di që ky përvjetor nuk do të jetë i thjeshtë. Ju lutem dijeni se po mendoj për ju sot. Manchester, zemra ime është me ty sot dhe gjithmonë”.
Sulmi me bombën vetëvrasëse i kryer nga 22-vjeçari Salman Abedi, ndodhi më 22 maj 2017 dhe shkaktoi vdekjen e 22 viktimave, kurse 139 njerëz u plagosën. Krahas fotografisë bardh e zi u renditën emrat e 22 personave që vdiqën në sulm: John Atkinson, Courtney Boyle, Philip Tron, Kelly Brewster, Georgina Callander, Olivia Campbell-Hardy Liam Curry, Chloe Rutherford, Wendy Fawell, Martyn Hett, Alison Howe, Lisa Lees, Megan Hurley, Neil Jones, Michelle Kiss, Angelika Klis, Marcin Klis, Sorrell Leczkowski, Eilidh MacLeod, Elaine McIver, Saffie Rose Roussos dhe Jane Tweddle.
Pas sulmit Ariana pezulloi turneun, por u kthye në qytet vetëm pas dy javësh për ta mbajtur koncertin bamirës të titulluar “One Love” në qershor të 2017-s, ku krahas saj kënduan edhe shumë artistë të njohur botërorë.
Ajo mori vendimin e guximshëm për t'u kthyer për koncertin bamirës, që grumbulloi më shumë se 17 milionë funte. Në koncert u paraqitën disa artistë të famshëm, si Coldplay, Katy Perry, Liam Gallagher, Justin Bieber dhe Robbie Williams.
Edhe Denise Welch ka shprehur nderimet për viktimat me anë të një mesazhi të përzemërt në një postim në Instagram, ku ka shënuar ditëlindjen e saj të 63-të. Denise ka shkruar: “Edhe unë duhet t’u përçoj shumë dashuri familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën nga sulmi me bombë në Manchester 4 vjet më parë dhe ata që ende jetojnë me plagë mendore”.