Ariana Grande nuk po e harron qytetin e Manchesterit në Angli, atje ku në koncertin e saj disa vjet më parë janë vrarë dhjetëra persona.
Këngëtarja amerikane dhuroi së fundmi dhurata për spitalet e fëmijët në këtë qytet, me rastin e Krishtlindjeve, raportoi CNN-i të mërkurën.
Këngëtarja e hitit “One Last Time” ka pasur një marrëdhënie më të gjatë me spitalin Royal Manchester Children's Hospital Charity që nga sulmi terrorist në Manchester Arena në 2017, në të cilin u vranë 22 persona.
Të hënën, shoqata bamirëse e spitalit shpërndau në mediat sociale foto të dhjetëra dhuratave shumëngjyrëshe poshtë një peme të Krishtlindjes, dhe falënderoi këngëtaren e muzikës pop.
“Faleminderit Ariana! Ishim shumë të emocionuar që morën dhuratat e Krishtlindjeve për pacientët e rinj nëpër spitalet tona nga Ariana Grande,” postoi shoqata në faqet e saj në Twitter dhe Instagram.
Dhuratat si pjesë e donacionit janë dhënë për foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët në Klinikën e Pediatrisë të disa spitaleve.
Edhe
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
Vitin e kaluar, këngëtarja me prejardhje latine kishte dhuruar 1,000 dhurata për fëmijët në Manchester të cilët po mjekoheshin gjatë Krishtlindjeve.
Gjatë pesë viteve të fundit, Ariana ka krijuar lidhje të ngushta me Manchesterin, duke u bërë edhe qytetare nderi pas koncertit bamirës “One Love Manchester”, përmes të cilit u mblodhën para për viktimat e sulmit terrorist vetëm disa javë pasi ndodhi.