Showbiz

“Thank U, Next” i Ariana Grandes shënon histori në Britani

Foto: NME

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka bërë histori në toplistat në Britani me albumin e saj më të fundit “Thank U, Next”.

Këngëtarja 25-vjeçare e ka lansuar këtë album javën e kaluar, më 8 shkurt, vetëm 6 muaj pas lansimit të albumit “Sweetener”, transmeton Koha.net.

“Thank U, Next” është në pozitën e parë në toplistën e albumeve më të mira në Britani të Madhe (Official UK Albums).

Gjithashtu, Grande mban edhe dy pozitat e para në toplistën e këngës më të mirë në Britani të Madhe (Official UK Singles), shkruan nme. Në pozitën e parë është kënga “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” dhe në pozitën e dytë me këngën “7 Rings”.

Grande, po ashtu, është artistja e parë femër në histori që mban pozitat e para në Britani të Madhe në toplistat për albumin më të mirë dhe këngën më të mirë.

Grande është artistja e katërt që mban këto lloj pozita nën 100 ditë qëndrimi, duke iu bashkuar kështu Elvis Presleyt, John Lennonit dhe Justin Bieberit.