Këngëtarja e njohur Ariana Grande, në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Manchester Arena, ka dhënë një mesazh për fansat e saj.
26-vjeçarja e bëri postimin sot në Instagram, ndonëse përvjetori shënon nesër më 22 maj.
“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë”, ka shkruar ajo.
Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën.

Artikuj të ngjashëm
-
Ariana Grande përkujton sulmin terrorist të Manchesterit
-
Ariana Grande nuk e harron Manchesterin as pesë vjet pas sulmit terrorist
-
Inteligjenca britanike dështoi ta parandalonte sulmin terrorist ku u vranë 22 persona
-
Dënohet bashkautori i terrorit në Manchester ku u vranë 22 persona
-
Ariana Grande me rikthim “magjik” në Britani