Vëllai i sulmuesit vetëvrasës të Manchesterit, Salman Abedi, është shpallur fajtor për vrasjen e 22 personave. Hashem Abedi vazhdimisht kishte mohuar se i ka ndihmuar vëllait në organizimin e sulmit në Manchester Arena, në të cilin mbetën të lënduar edhe një mijë persona.
Gjykata Old Bailey ka njoftuar se vëllezërit kanë bashkëpunuar për të siguruar materialin e përdorur në shpërthimin që kishte ndodhur gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande në muajin maj të vitit 2017, transmeton KOHA.
Hashem Abedi gjithashtu është shpallur fajtor për tentim vrasje dhe konspiracion. Prokurorët kanë deklaruar se Hashem është përgjegjës po aq sa dhe vëllai. E gjyqi për dënimin pritet të mbahet në një datë tjetër që ende nuk është caktuar nga gjykata.
-
Inteligjenca britanike dështoi ta parandalonte sulmin terrorist ku u vranë 22 persona
-
Ariana Grande përkujton sulmin terrorist të Manchesterit
-
Ariana Grande kujton sulmin terrorist në Manchester
-
Dënohet me 15 vjet burgim 21-vjeçari që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swiftit
-
I akuzuari pranon se planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swiftit në Vjenë