Ariana Grande barazohet me “Beatles” me tri këngë në krye të top-listës së Billboard

Ariana Grande barazohet me “Beatles” me tri këngë në krye të top-listës së Billboard

20 February 2019 16:57

Ariana Grande është bërë artistja e parë që i ka tre këngë në krye të Billboard Hot 100 që prej Beatles në vitin 1964.

Kënga 7 Rings e këngëtares e zuri vendin e katërt, ndërsa kënga e saj e re, Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored, debutoi në pozitën e dytë, dhe kënga e saj e cila më parë ishte në pozitën nr. 1 Thank U, Next përfundoi në pozitën numër tre.

Image

Pothuajse 55 vjet më parë Beatles e arritën po këtë arritje të trefishtë në top listë. Para Arianës, ata ishin bendi i vetëm që i kishin tre këngë në krye të top listës në të njëjtën javë. Beatles në fakt i kishin të pesë vendet e para më 25 prill 1964, shkruan KOHA Ditore.

Të tre këngët e Arianas vijnë nga albumi i saj i ri, i titulluar poashtu Thank U, Next, i cili debutoi në pozitën numër një në top listën e albumeve Billboard 200 të dielën me javën më të madhe për një album pop ndonjëherë.

Ndërkohë, Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored është hiti i 13-të i Grandes në Top 10.

Duke reaguar për arritjen e saj më të fundit, këngëtarja shkroi të martën në Twitter: "prit, çfarë?", e pasuar me "çfarë po ndodh?".

Grande vazhdoi duke thënë se mendon se e gjitha ishte trilluar nga fansat: "qesha kur e pashë këtë sepse mendoja se ju e keni trilluar. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime. për shumë arsye", shkroi ajo. "Hera e parë që nga ‘Beatlesat’. Kjo është e mahnitshme... Ju dua shumë. Gjithmonë ju kam dashur dhe do t’ju dua. Faleminderit për gjithçka".

Ajo shtoi: "Ende nuk po mund të besoj se kjo është e vërtetë... Faleminderit që bëtë histori me vajzën tuaj sot. Dhe që më bëtë të ndihem e dashur. Mirupafshim".

Top pesëshen e re të Hot 100 e përmbyll kënga Without Me nga Halsey në pozitën numër katër dhe Sunflower nga Post Malone dhe Swae Lee.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme