Lëkundje të tokës janë ndier në orët e para të së hënës në Maqedoninë e Veriut.
Një tërmet 3.4 ballë të Rihterit ka goditur në afërsi të kryeqytetit maqedonas, Shkupit.
Tërmeti është regjistruar në thellësi rreth 10 kilometra dhe epiqendra ishte 14 kilometra nga Studeniçani, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit.