Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, ndërsa lëkundjet janë ndier në disa qytete të vendit.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 07:52. Epiqendra ka qenë rreth 45 kilometra nga Tirana, në një thellësi prej afërsisht 10 kilometrash.

Qytetarë që raportuan në platformën e EMSC-së e përshkruan lëkundjen si të shkurtër, por mjaft të fortë. 

Një banor ka thënë se tërmeti u ndie shumë në Elbasan, ndërsa një përdorues nga Vaqarri shkroi se lëkundja zgjati vetëm pak çaste.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.