Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre tërmete të lehta në Shqipëri brenda 20 minutash

Termet

Shqipëria është goditur nga tri tërmete të lehta të enjten.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) ka njoftuar se që të tri tërmetet janë regjistruar brenda 20 minutave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave të EMSC-së, lëkundjet ishin me magnitudë prej 3.1, 2.3 dhe 2.6 ballësh.

Lëkundjet më të fundit janë regjistruar mes orës 14:55 dhe 15:15.

Të tre lëkundjet janë konsideruar të dobëta dhe nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.