Rriqrat janë parazitë të vegjël që ushqehen me gjak dhe kanë mundësinë të transmetojnë sëmundje të ndryshme. Ekspertët rekomandojnë që pickimi nga rriqrat të trajtohen me kujdes, pasi ekziston rreziku që sëmundja të përhapet dhe të jetë me pasoja të mëdha për njerëzit.
Qendra Amerikane për Sëmundje, Kontroll dhe Parandalim shkruan se rriqrat mund të largohen edhe nga vetë personi, por kjo nuk shumë e preferueshme pasi rriqra “ngulet” shumë në lëkurë dhe mund të mos largohet siç duhet, e pastaj kjo mund të shkaktojë rrezik.
Rekomandohet që rriqra të largohet në mënyrë profesionale dhe të dezinfektohet lëkura apo vendi ku është prekur.
Po ashtu, sipas Qendrës, nëse një rriqër është ngjitur në trupin tuaj, shikoni me kujdes pasi mund të ketë edhe të tjerë.
Me kujdes kontrolloni trupin dhe largoni ato menjëherë. Mos përdorni kremra apo substanca të tjera për të tentuar të bëni rriqrën që të shkëputet nga lëkura, pasi kjo mund ta acarojë lëkurën.
VIDEO: Si ta heqim rriqrën nga trupi dhe sa pickime ka pasur këtë vit në Malishevë
-
Çka duhet të bëni nëse gjeni një rriqër në trupin tuaj?
-
Doktori këshillon: Mos i hiqni vetë rriqrat
-
Mushkonjat tërhiqen edhe nga dioksidi i karbonit që e nxjerrim gjatë frymëmarrjes
-
Si t’i eliminoni mushkonjat nga shtëpia
-
Në komunën e Malishevës gjatë këtij vitit janë paraqitur 210 raste të pickimit nga rriqrat