Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Doktori këshillon: Mos i hiqni vetë rriqrat

Rriqrat  në Kosovë

Afrim Krasniqi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka bërë thirrje që qytetarët që pickohen nga rriqrat të mos i heqin vetë ato. Ai ka thënë se gjatë tërheqjes joprofesionale ekziston mundësia e infektimit me gjakun e rriqrës që ka rrezik të jetë helmuese.

Në një intervistë për emisionin “SOT” në KTV, Krasniqi të martën ka bërë të ditur se gjendja me pickimin e rriqrave në Malishevë momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. Ai ka thënë se nuk ka asnjë rast të dyshuar për ethe hemorragjike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krasniqi ka thënë se numri i regjistruar i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë për heqjen e rriqrave në këtë QKMF deri tash ka qenë 314. Asnjë rast s’ka përfunduar me hospitalizim.

Krasniqi ka thënë se në Malishevë mbulueshmëria e plotë me spërkatje nuk është bërë asnjëherë për shkak të buxhetit.

Ai ka bërë të ditur se rastet që bartin ethe hemorragjike vërehen tek dy-tre ditë pas pickimit.

“Këshilla ime është që në ambiente të hapura, të kenë kujdes të gjithë qytetarët. Vishni rroba të gjata e të kontrolloheni pas çdo kthimi në shtëpi. Kur të shohin që u janë ngjitur rriqra të mos krijojnë panik, por të shkojnë në QMF-në më të afërt”, ka thënë ai. Mos i tërhiqni vetë, por le ta bëjnë ekipet profesionale”.

Kruarja është një prej simptomave të para.