Një studim i ri ka arritur në përfundimin se të jesh në formë është më e rëndësishme për jetëgjatësinë sesa të jesh i dobët.
Ky hulumtim i botuar në British Journal of Sports Medicine, ka analizuar lidhjen mes përshtatshmërisë aerobike, indeksit të masës trupore (BMI) dhe jetëgjatësisë, ka shkruar The Washington Post.
Studimi ka zbuloi se mungesa e formës fizike dyfishon ose trefishon rrezikun nga vdekja e parakohshme, pavarësisht nga mosha ose BMI-ja e individit.
Në anën tjetër, ata që kishin obezitet, por ishin në formë aerobike, kishin mundësi më të vogël për të vdekur të rinj krahasuar me ata që kishin peshë normale por ishin fizikisht joaktivtë.
“Është shumë më e rëndësishme të përqendrohemi në aspektin e përshtatshmërisë sesa te ajo që quhet ‘shëndeti i trupit’”, ka thënë eksperti i ushtrimeve Siddhartha Angadi
Ky studim sugjeron se njerëzit mund të jenë të shëndetshëm dhe të jetojnë gjatë ani pse mund të kenë mbipeshë, nëse janë aktiv dhe në formë të mirë fizike.
Kjo gjë nuk kërkon ushtrime të lodhshme. Ecja me shpejtësi është e mjaftueshme për të përmirësuar formën fizike dhe për të ulur rrezikun nga vdekja e parakohshme.
“Shumë studime të mëparshme kanë treguar se për të ulur rrezikun nga vdekja e parakohshme që mund të shkaktohet nga obeziteti, është shumë më me rëndësi të bëhen ushtrime se sa të humbet pesha e tepërt”, ka thënë Angadi.