Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shenjat e plakjes

plakja

Kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrën e njeriut por edhe në zona të tjera të trupit të cilat do t’i mësoni më poshtë në këtë artikull.

Duart

Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve.

Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës.

Edhe Sytë e thatë gjatë menopauzës, një problem që gratë nuk duhet ta neglizhojnë Lifestyle Sytë e thatë gjatë menopauzës, një problem që gratë nuk duhet ta neglizhojnë

Sytë

E qeshura është e dobishme për shëndetin por shkakton shumë rrudha.

Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vrenjtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave.

Buzët

As buzët nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot njollave dhe shenjave të moshës.

Pas syve dhe ballit, rrudhat shfaqen në zonën e buzëve.

Në shfaqjen e tyre luan rol ekspozimi në diell por edhe mbledhja e buzëve nga përdorimi i pipave dhe shisheve kur pini ujë apo lëngje.

Balli

Shprehitë e fytyrës lënë gjurmë edhe tek balli.

Ky i fundit është ndër zonat e para të fytyrës që preket nga rrudhat.

Ekspertët rekomandojnë kolagjen dhe solucione për heqjen e qelizave të vdekura për zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës.

Qafa

Zona e qafës duhet mbrojtur me krem kundër diellit.

Edhe Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni Lifestyle Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni

Në mungesë të mbrojtjes, qafa humbet elasticitetin, lëkura poshtë mjekrës varet dhe me kalimin e moshës formohen rrudhat.

Kraharori

Ekspozimi në diell shkakton çngjyrosje të zonës së kraharorit, njolla dhe rrudha.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremrave me faktor mbrojtës mbi 30 që përmbajnë dioksid zinku.

Gjunjët

Gjunjët kanë tendencën të preken nga njollat dhe shenjat e moshës.

Përveç aplikimit të eksfoliantëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremrave hidratues dhe me faktor të lartë mbrojtës.

Bërrylat

Bërrylat përbëhen nga kryesisht kocka dhe nuk kanë depozita yndyrore apo muskuj për të qëndruar të fryrë.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremrave zbutës me acid salicilik tek bërrylat.

Flokët

Për shumë njerëz, 30 vjetori vjen me shfaqjen e thinjave.

Edhe A po iu plak lëkurën jastëku? Lifestyle A po iu plak lëkurën jastëku?

Ky fenomen përkeqësohet më shumë pas të pesëdhjetave.

Për më tepër, me kalimin e moshës, skalpi prodhon më pak yndyrë duke e përtharë kështu flokun në tërësi./AgroWeb.org