Në botën e kujdesit ndaj lëkurës po zhvillohet një debat i ri që nuk ka të bëjë me serumet apo kremin kundër diellit. Bëhet fjalë për gjumin — më saktësisht, mënyrën si flemë dhe çfarë ndodh me lëkurën tonë gjatë natës.
Për shumicën e grave që flenë në anë ose me bark, realiteti është ky: fytyra kalon orë të tëra mbi jastëk, natë pas nate. Presioni dhe vijat që krijohen nuk zhduken gjithmonë deri në mëngjes. Me kalimin e kohës, dermatologët paralajmërojnë se ato mund të bëhen të përhershme — të gdhendura në lëkurë shumë përpara se ta bëjnë efektin gjenetika apo dëmtimet nga dielli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ishte një problem që Holly, themeluesja e markës britanike “Serene SKN Co.”, e vuri re vetë.
“Po bëja gjithçka siç duhet nga ana e kujdesit për lëkurën”, shpjegon ajo. “Por fillova të vërej vija në vende që nuk ishin rrudha të zakonshme plakjeje — ishin vija nga gjumi. Dhe sapo fillova të hulumtoj rreth tyre, nuk mund të ndalesha”.
Ajo që zbuloi ishte e padëgjuar më parë. Ndërsa gratë shpenzonin qindra euro për trajtime që rikuperojnë dëmtimet e lëkurës, shumë pak po merreshin me një nga shkaqet më të vazhdueshme të tyre: jastëkun.
Shkenca pas rrudhave të gjumit
Rrudhat e gjumit janë ndryshe nga vijat e mimikës. Ndërsa rrudhat rreth syve apo në ballë shkaktohen nga lëvizja e muskujve, rrudhat e gjumit krijohen nga presioni mekanik i vazhdueshëm — pra kur fytyra shtypet mbi një sipërfaqe për orë të tëra, natë pas nate dhe vit pas viti.
Me kalimin e moshës, prodhimi i kolagjenit ngadalësohet dhe lëkura humb aftësinë për t’u rikthyer shpejt në gjendjen normale pas këtij presioni. Ajo që dikur zhdukej disa minuta pasi zgjoheshit, fillon të zgjasë më shumë dhe me kohë mund të mbetet përgjithmonë.
Zgjidhja që rekomandohet më shpesh nga specialistët e lëkurës? Të flini me shpinë. Problemi është se për shumicën e njerëzve kjo nuk është një pozitë e rehatshme për gjithë natën.
Për ata që nuk mund të heqin dorë nga gjumi në anë, dizajni i jastëkëve nga “Serene SKN Co.” ofron një zgjidhje tjetër — një hapësirë e krijuar posaçërisht që bën që pjesët delikate të fytyrës të mos prekin drejtpërdrejt sipërfaqen e jastëkut, duke eliminuar presionin që shkakton vijat e gjumit.
Jastëku ergonomik kundër rrudhave, i prodhuar me memory foam, është krijuar për të dy llojet e fjetjes — jo për t’ju detyruar në një pozitë të pakëndshme, por për ta mbështetur trupin aq natyrshëm sa gjumi me shpinë të bëhet më i lehtë.
Forma në trajtë U-je mbështet kokën, qafën, shpatullat dhe fytyrën, duke ndihmuar në pozicionimin korrekt të shtyllës kurrizore dhe qafës, si dhe duke reduktuar tensionin në pjesën e sipërme të trupit.
“Qëllimi nuk ishte të krijonim diçka thjesht për marketing. Duhej të funksiononte vërtet — të ishte aq komod sa njerëzit ta zgjidhnin çdo natë pa menduar dy herë”, ka thënë Holly.
Përfitimet shkojnë përtej lëkurës
Përfitimet nuk lidhen vetëm me rrudhat. Sipërfaqja e butë dhe miqësore me lëkurën redukton fërkimin, duke mbrojtur qerpikët dhe flokët nga dëmtimet e natës.
Gjithashtu ndihmon që produktet e rutinës së mbrëmjes për kujdesin ndaj lëkurës të përthithen më mirë, në vend që të transferohen direkt në jastëk.
Drejt një epoke të re të “jetëgjatësisë” së lëkurës
Ajo që e bën lansimin e “Serene SKN Co.” veçanërisht interesant është ndryshimi më i gjerë që po ndodh aktualisht në industrinë e bukurisë.
Diskutimi po largohet nga trajtimet reaktive — pra korrigjimi i dëmeve pasi ato shfaqen — drejt një qasjeje të fokusuar te jetëgjatësia e lëkurës: zgjedhje të përditshme që e mbrojnë atë për dekadat që vijnë.
Ky mentalitet tashmë është bërë i zakonshëm në ushqim dhe fitnes, ndërsa tani po zë vend fort edhe në botën e bukurisë. Gratë në të tridhjetat dhe të dyzetat, shumë prej të cilave tashmë eksplorojnë trajtime estetike, po shtrojnë gjithnjë e më shpesh pyetjen: çfarë mund të bëj çdo ditë për ta ngadalësuar plakjen?
Dhe përgjigjja, me sa duket, mund të fillojë pikërisht në momentin kur vendosin kokën në jastëk.
Jastëkët kundër rrudhave nuk janë një koncept i ri — por një produkt i ndërtuar mirë, mbi parime reale ergonomike dhe jo vetëm mbi marketing, është më i vështirë për t’u gjetur.