Trupat tanë, pavarësisht nga mosha ose gjinia, kanë nevojë për hekur. Nivelet e ulëta të hekurit në trup mund të ndikojnë në prodhimin e hemoglobinës, duke çuar në anemi dhe probleme të tjera shëndetësore.
Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i përfshijmë ushqimet e pasura me hekur në dietën tonë të rregullt. Megjithatë, për të rritur nivelin e hekurit në gjak nuk mjafton vetëm ta hani një vakt të mirë ushqimi. Andaj ekzistojnë edhe shumë pije të cilat mund t’iu ndihmojnë në këtë drejtim. Pijet e pasura me vitaminë C janë shumë të mira për anemi.
Këto janë 7 pijet e pasura me vitaminë C, të cilat janë të mira për mangësinë e hekurit:
Lëngu i trangullit, sallata e gjelbër dhe spinaqi
Kur flasim për pijet me vitaminë C që janë të mira për mungesë hekuri, lëngu i spinaqit duhet të ketë përparësi. Jemi shumë të vetëdijshëm për dobitë shëndetësore të kësaj perimeje me gjethe të gjelbra. Është i mbushur me hekur dhe përmban vitaminë C së bashku me përbërës të tjerë si vitaminat B6, B2, K, E, karotenoidet dhe bakrin. Kurse, sallata e gjelbër dhe trangujt vetëm sa i shtojnë shije recetës.
Lëngu i portokallit dhe mandarinave
Portokalli është gjëja e parë që na vjen në mendje sa herë që mendojmë për rritjen e vitaminës C. Lëngu i portokallit është një mënyrë interesante për ta konsumuar këtë frutë të pasur me vitaminë C. Kjo pije ndihmon edhe në rritjen e imunitetit. Meqë ka agrume, i bën mirë edhe lëkurës.
Lëngu i ananasit, portokallit dhe kungulleshës
Ky lëng i përbërë nga ananasi, portokalli dhe kungullesha, konsumohet për humbjen e peshës por ka edhe dobi të tjera shëndetësore. Portokalli dhe ananasi janë burime të mira të vitaminës C. Ato mund të mos jenë furnizuesit e drejtpërdrejtë të hekurit në trup, por kontribuojnë në rritjen e gjendjes së hekurit në trup.
Lëngu i rrepës së kuqe
Rrepa e kuqe përmban vitaminë C dhe gjethet e saj kanë burim i mirë i hekurit. Ju mund të përgatisni lëng të thjeshtë të rrepës ose ta pasuroni atë edhe me limon, mjaltë apo mollë. Për t’i dhënë më shumë shije këtij lëngu, ju mund t’i shtoni edhe manaferra apo mjaltë.
Lëngu i shalqirit dhe shegës
Kjo është një nga mënyrat më freskuese dhe më të shijshme për të shtuar fruta në dietën tuaj, dhe për të kompensuar mungesën e hekurit. Shalqiri është i pasur me vitaminë C dhe përmirëson nivelin e hemoglobinës në trup. Merrni disa copa shalqiri, shegën dhe gjethet e mentës dhe përziejini së bashku. Për shije edhe më të mirë, shtoni pak sheqer, mjaltë (nëse doni), kripë dhe lëng limoni.
Smoothie me banane dhe mjaltë
Bananet kanë vitaminë C dhe i sigurojnë hekur trupit. Smoothie me banane dhe mjaltë mund të jetë opsioni juaj i preferuar, kur ju pëlqen ta ndiqni një dietë me më shumë pije sesa ushqim. Ajo ka banane, mjaltë e madje edhe mund t’i shtoni edhe fara kungulli, të njohura si një nga burimet më të mira të hekurit.
Smoothie me dredhëz dhe banane
Nëse po kërkon ide për të përgatitur diçka të ëmbël, të shijshme dhe të shëndetshme për familjen tuaj, mund ta përgatisni këtë pije. Ky lloj smoothie ka luleshtrydhe, banane dhe mjaltë. Në një ‘blender’ shtoni qumështin dhe përziejeni me bananet, mjaltin dhe luleshtrydhet. Para se ta shërbeni, zbukurojeni pijen me gjethe menteje.