Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë pije që mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak

Pijet

Pijet

Nëse gjatë pasdites ndihesh pa energji, ajo që pi mund të ndikojë edhe në nivelin e sheqerit në gjak. Dietologët rekomandojnë disa pije që kanë pak ose aspak sheqer të shtuar dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen më të qëndrueshme të energjisë, ka shkruar EatingWell.

1. Ujë mineral i gazuar pa sheqer

Është një alternativë e mirë ndaj pijeve të gazuara me sheqer. Mund t’i shtosh pak limon për shije.

“Uji i gazuar është një alternativë e shkëlqyer ndaj pijeve të gazuara me sheqer”, ka thënë doktoresha Lisa Andrews.

2. Çaj i gjelbër

Edhe Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë Lifestyle Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Çaji i gjelbër është pa sheqer dhe pa kalori, ndërsa përmban antioksidantë. Disa studime kanë treguar se mund të ketë një efekt modest në përmirësimin e sheqerit në gjak, rezistencës ndaj insulinës dhe HbA1c.

“Mos i shto sheqer ose mjaltë nëse synon të mbash sheqerin në gjak më të qëndrueshëm”, ka thënë dietologia Tina Sergei.

3. Pije e përgatitur në shtëpi që njihet si “smoothie” e balancuar

“Smoothiet” nuk janë domosdoshmërisht të pasura me sheqer. Gjithçka varet nga përbërësit.

Një kombinim i mirë mund të përfshijë një grusht perime me gjethe të gjelbra, një gotë fruta të freskëta, qumësht ose qumësht soje pa sheqer, kos ose kefir, arra, fara ose gjalpë kikiriku.

Kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme mund ta bëjë “smoothien” më ngopës dhe të ndihmojë në ngadalësimin e përthithjes së karbohidrateve.

4. Çaj bimor

Çajet si ai i kamomilit, ai i mentës dhe xhenxhefilit janë natyrshëm pa kafeinë dhe pa sheqer.

Edhe Aletta, pajisja robotike për marrjen e gjakut, merr miratimin në SHBA Lifestyle Aletta, pajisja robotike për marrjen e gjakut, merr miratimin në SHBA

Edhe çaji me kanellë mund të jetë një opsion interesant, pasi disa studime sugjerojnë se kanella mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Megjithatë, nevojiten më shumë studime për të përcaktuar efektin e saj.

5. Pije prebiotike me pak sheqer

Këto janë pije të gazuara që përmbajnë fibra prebiotike dhe zakonisht kanë më pak karbohidrate se pijet e zakonshme me sheqer.

Fibra mund të ndihmojë në ngadalësimin e rritjes së sheqerit në gjak. Por duhet konsumuar me masë, sepse sasia e madhe e fibrave mund të shkaktojë fryrje dhe gazra.

Çka tjetër ndihmon?

Pijet janë vetëm një pjesë e kontrollit të sheqerit në gjak. 

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu kufizimin e sheqernave të shtuara dhe zgjidhni më shpesh fruta, perime dhe drithëra integrale. 

Qëndroni aktiv, edhe një ecje rreth 10 minuta pas ushqimit mund të ndihmojë. 

Edhe Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin Lifestyle Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Mos i anashkaloni vaktet, vakte ose ushqime të balancuara çdo 3-4 orë mund të ndihmojnë në shmangien e luhatjeve të mëdha.

Zgjidhni ushqime të balancuara, për shembull, fruta me një grusht arra.