Përdorimi i qumështit të skremuar dhe mishit të terur apo proshutës gjatë përgatitjes së vezëve mund të rrisë numrin e kalorive dhe të ndikojë në shtimin e peshës.
Sipas doktorit Naheed Ali, qumështi i skremuar, edhe pse i jep vezëve një teksturë më të mirë, përmban yndyra të ngopura dhe kalori që, nëse konsumohen shpesh, mund të çojnë në shtim të padëshiruar të peshës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përderisa qumështi i skremuar mund t’i bëjë vezët të përsosura, ky produkt ka një sasi të madhe kalorish dhe yndyrash të ngopura. Kjo gjë kur konsumohet shpesh mund të çojë në shtim të padëshiruar peshe”, ka deklaruar ai për “Yahoo”.
Ali ka paralajmëruar se efekt të ngjashëm ka edhe mishi i terur, i cili përveç kalorive të larta përmban edhe shumë natrium dhe konservues.
“Mishi i terur i shton një shije të këndshme vezëve, por përmban shumë natrium dhe konservues. Kjo gjithashtu mund të kontribuojë në shtim të peshës”, ka thënë doktori.
Ai ka shtuar se edhe përdorimi i proshutës në përgatitjen e vezëve rrit sasinë e yndyrave shtazore në shujtë.
Si alternativa më të shëndetshme, doktori ka rekomanduar përdorimin e kosit dhe specave.