Vezët konsiderohen prej kohësh një ndër ushqimet më të pasura me vlera ushqyese, falë përmbajtjes së lartë me proteina, acide omega-3 dhe ndikimit pozitiv në ruajtjen e peshës trupore dhe shëndetin e syve.
Megjithatë, studimet më të fundit sugjerojnë se konsumimi i tepërt i tyre mund të sjellë pasoja të caktuara për organizmin, duke nxitur specialistët të rekomandojnë alternativa të tjera ushqimore me të njëjtat përfitime, raportoi “Bright Side”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët theksojnë se balanca në ushqyerje mbetet thelbësore dhe se zëvendësimi i vezëve me ushqime të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme mund të ndihmojë në ruajtjen e një gjendjeje më të mirë shëndetësore.
Një nga problemet që lidhet me konsumimin e shpeshtë të vezëve është kapsllëku. Edhe pse ato përmbajnë sasi të mëdha proteinash, vezët nuk kanë fibra, të cilat janë të domosdoshme për tretjen normale. Për këtë arsye, nutricionistët rekomandojnë kombinimin e tyre me ushqime të pasura me fibra, si spinaqi apo domatet.
Studime të fundit kanë ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me ndikimin e vezëve në jetëgjatësi. Sipas hulumtimeve, eliminimi ose kufizimi i të verdhës së vezës, e cila përmban nivele të larta kolesterine, mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin afatgjatë. Në vend të saj, ekspertët sugjerojnë konsumimin e ushqimeve me bazë bimore, peshkut, arrave apo produkteve të drithërave për të siguruar proteinat e nevojshme.
Një tjetër efekt i mundshëm lidhet me shfaqjen e akneve. Kjo për shkak të hormoneve që gjenden në vezë, sidomos progesteronit, i cili mund të ndikojë në lëkurë te persona të caktuar. Megjithatë, specialistët sqarojnë se jo të gjithë preken njësoj dhe reagimi ndryshon nga organizmi në organizëm.
Konsumi i lartë i vezëve mund të ndikojë edhe në shëndetin e zemrës, veçanërisht te personat që vuajnë nga diabeti ose probleme të tjera metabolike. Edhe pse njerëzit e shëndetshëm mund të konsumojnë deri në shtatë vezë në javë pa rrezik të madh, mjekët këshillojnë kujdes për ata që kanë histori me sëmundje kardiovaskulare.
Po ashtu, disa persona mund të përjetojnë fryrje, gazra apo dhimbje stomaku pas konsumimit të vezëve. Këto simptoma mund të lidhen me intolerancën ushqimore ose vështirësinë e organizmit për të tretur përbërës të caktuar të vezës. Në raste të tilla, rekomandohet kryerja e testeve për alergji ose intolerancë ushqimore përpara se vezët të bëhen pjesë e përditshme e dietës.