Ekzistojnë mendime të ndryshme të asaj se a duhet të flemë me bark të thatë apo të ngopur.
Mediumi “Amerisleep” propozon që secili të ha diçka, sadopak, disa orë para se të flejë, në mënyrë që barku të mos jetë totalisht i zbrazur.
Përparësitë e të ngrënit para gjumit
Humbja e peshës
Edhe në gjumë, trupi ka nevojë për energji, në mënyrë që të funksionojë si duhet. Kur shkoni në shtrat të uritur, trupit i mungojnë kaloritë e duhura për t'u rimbushur, e kjo rezulton që trupi t'i mbajë karbohidratet dhe yndyrat, në vend që t'i djegë.
Tripofani
Tripofani është aminoacid që rrit nivelet e seretoninës dhe melatoninës në trup.
Trupi nuk mund të prodho tripofan në mënyrë natyrale, e në vend kësaj, duhet ushqyer. Ushqimet e pasura me këtë aminoacid janë djathi, veza, arrat, peshku dhe fasulet. Trupit i duhet ky aminoacid, sidomos kur është në gjumë.
Metalonina
Metalonina është hormon që rregullon gjumin dhe ndikon në ciklin e fjetjes. Prodhimi i saj varet nga ekspozimi i trupit ndaj dritës.
Gjumë më i mirë
Kur jeni të ngopur, stomaku sjell gjumin më shpejt dhe më të thellë.
Ushqimet e shëndetshme para gjumit përmbajnë lëndë ushqyese, duke i ndihmuar organizimit të jetë më rehat gjatë natës.