Koha kur e hani darkën mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e trurit, thonë dietologët. Sipas tyre, momenti ideal është rreth tri orë para gjumit.
Aftësitë njohëse lidhen me mënyrën si mendojmë, mësojmë dhe kujtojmë. Ato nuk kanë të bëjnë vetëm me parandalimin e dementcës në të ardhmen, por ndikojnë edhe përqendrimin, energjinë dhe mirëqenien e përditshme të njerëzve, ka shkruar EatingWell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPse është e rëndësishme të hani darkë më herët?
Së pari, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.
Vaktet e vona, sidomos të rënda, mund të prishin gjumin dhe ta bëjnë më të vështirë fjetjen. Gjumi është thelbësor për trurin, sepse gjatë tij pastrohen substanca të dëmshme, përfshirë proteina që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit. Kur gjumi nuk është i mirë, ky proces nuk funksionon si duhet, duke ndikuar në kujtesë dhe përqendrim.
Së dyti, ngrënia më herët ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.
Luhatjet e tij mund të ndikojnë në vëmendje dhe performancë mendore. Studimet tregojnë se personat që hanë darkë më herët kanë nivele më të qëndrueshme të sheqerit dhe funksionim më të mirë të organizmit ditën tjetër.
Një tjetër faktor është ora biologjike e trupit (ritmi cirkadian).
Trupi përpunon më mirë ushqimin gjatë ditës, ndërsa ngrënia vonë në mbrëmje e “ngatërron” këtë ritëm dhe ndikon negativisht edhe në funksionin e trurit.
Gjithashtu, ngrënia më herët mund të përmirësojë furnizimin e trurit me oksigjen, që është i domosdoshëm për energji dhe përqendrim.
Çka duhet ngrënë për tru më të shëndetshëm?
Përveç kohës, rëndësi ka edhe përmbajtja e darkës:
-Peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe skumbri janë të pasur me omega-3, që ndihmojnë trurin dhe gjumin
-Kërpudhat përmbajnë substanca që mbrojnë qelizat nervore
-Arrat dhe fëstëkët përmbajnë melatoninë, hormon që ndihmon gjumin
-Mjedrat lidhen me përmirësimin e kujtesës
-Lëngu i qershisë ndihmon në gjumë dhe ul inflamacionin
Edhe mënyra si e konsumoni darkën ka rëndësi.
Gatimi vetë stimulon trurin, ndërsa ngrënia me të tjerë ndihmon në ruajtjen e aktivitetit mendor dhe ul izolimin social, një faktor rreziku për rënien e aftësive njohëse.
Në përfundim, ekspertët sugjerojnë një ndryshim të thjeshtë, por me ndikim të madh: hani darkë rreth tri orë para gjumit.
Ky zakon mund të përmirësojë gjumin, të stabilizojë energjinë dhe të mbajë trurin më të mprehtë, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë të gjatë.