Një analizë e madhe ndërkombëtare ka nxjerr në përfundimin se kanabisi nuk është zgjidhje efektive për shumë probleme të shëndetit mendor, pavarësisht përdorimit në rritje nga pacientët, ka shkruar The Guardian.
Studiues nga universitete në Australi dhe Britani analizuan 54 studime me mbi 2,400 pjesëmarrës dhe gjetën “shumë pak prova për efektivitetin e tij” në trajtimin e çrregullimeve si ankthi, anoreksia, çrregullimet psikotike, PTSD (stresi posttraumatik) dhe varësia nga opioidet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk u gjetën efekte të rëndësishme në trajtimin e këtyre gjendjeve”, thuhet në raportin e studimit të publikuar në The Lancet Psychiatry.
Po ashtu, nuk ka pothuajse fare prova që kanabisi ndihmon në depresion, ndërsa për çrregullime të tjera si ADHD (çrregullime me hiperkativitet dhe mungesë të vëmendjes) apo bipolariteti, provat janë të pamjaftueshme.
“Përdorimi rutinë i kanabinoideve për çrregullime mendore aktualisht rrallë justifikohet”, kanë theksuar studiuesit në raport.
Megjithatë, disa prova tregojnë se produktet me bazë kanabisi mund të ndihmojnë në raste të caktuara, si përmirësimi i gjumit, ulja e simptomave të sindromës Tourette apo ndihma në disa varësi.
“Përfitimet terapeutike të kanabisit janë shumë të kufizuara, ndërsa efektet anësore janë të shpeshta… shumë njerëz po mashtrohen ta përdorin për problemet e tyre”, ka thënë profesori Robin Murray nga King’s Collage London.
Nga ana tjetër, përfaqësues të industrisë kundërshtojnë këto përfundime.
“Provat nga praktika reale tregojnë se kanabisi mjekësor ul simptomat e ankthit dhe PTSD-së dhe studimi nuk pasqyron si duhet përdorimin klinik”, ka thënë Mike Morgan-Giles, shef ekzekutiv i Cannabis Industry Council
Ekspertë të tjerë kërkojnë kujdes më të madh.
Profesori Owen Bowden-Jones nga Royal College of Psychiatrists ka thënë se studimi është mjaft i qartë.
“Ky studim tregon qartë se përfitimet e kanabisit si ilaç mund të jenë ekzagjeruar. Pacientët duhet të kenë informacion të saktë dhe transparent për të marrë vendime duke qenë të informuar”, ka thënë ai.