Pacientet me endometriozë thonë se kanabisi i ndihmon më mirë sesa medikamentet që i marrin me recetë të mjekut dhe ka më pak efekte anësore të pakëndshme.
Një studim i Universitetit të Western Sydney në Australi, ku morën pjesë 899 gra nga 28 vende të ndryshme që përdornin kanabis për ta trajtuar endometriozën – sëmundje kronike që shkakton dhimbje të forta në zonën pelvike (pjesa e poshtme e trupit, midis barkut dhe kofshëve), lodhje, menstruacione të dhimbshme dhe probleme me fertilitetin.
Rreth 78% e grave që morë pjesë në studim thanë se kanabisi ishte më efektiv për simptomat e tyre sesa medikamentet që kishin përdorur më parë dhe patën më pak efekte anësore. Shumica prej tyre kanë theksuar se nuk e kanë ndërmend të ndalonin përdorimin, shkruan Female First.
Arsyet kryesore për të kaluar tek kanabisi ishin: vazhdimi i dhimbjeve me medikamentet e zakonshme dhe efektet anësore të bezdisshme të tyre. Gjysma e grave kishin frikë se mos bëheshin të varura nga medikamentet me recetë.
Studimi u botua në revistën “Reproduction and Fertility” dhe bëri thirrje për më shumë komunikim mes mjekëve dhe pacientëve.
Hulumtuesit theksuan se mbikëqyrja mjekësore është shumë e rëndësishme për të kontrolluar efektet anësore dhe ndërveprimet si me medikamentet ashtu edhe me kanabisin, për të cilat gratë mund të mos jenë në dijeni.
Edhe
Kanabisi nuk është trajtim efektiv për ankthin dhe shëndetin mendor
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për endometriozën, sepse trajtimi i saj shpesh është i vështirë dhe i pamjaftueshëm, sidomos kur përdoret edhe kanabisi.
Ata kërkuan më shumë studime klinike për të testuar se sa i sigurt dhe efektiv është kanabisi, duke thënë se “duhet kërkim urgjent, përfshirë prova klinike dhe të dhëna nga përdorimi real, për ta vlerësuar sigurinë, tolerancën dhe efektivitetin e kanabisit të cilësisë së kontrolluar në pacientet me endometriozë”.