Kompania farmaceutike Eli Lilly & Co ka njoftuar të hënën se ilaçi i saj për trajtimin e artritit reumatik “Olumiant”, ka ndihmuar të reduktohet koha e rikuperimit për pacientët e hospitalizuar me COVID-19. Kështu është konstatuar pas provave klinike, ka thënë kompania, raporton agjencia Reuters.
Prodhuesi amerikan ka thënë se ilaçi i saj, në kombinim me remdesivirin, e kanë shkurtuar kohën e rikuperimit dukshëm, krahasuar me pacientët që kanë përdorur vetëm remdesivirin.
Artikuj të ngjashëm
-
Ilaçi anti-inflamator mund të shkurtojë kohën e shërimit nga COVID-19
-
SHBA-ja e miraton remdesivirin për trajtimin e COVID-19
-
Ilaçi për kancerin tregon sukses për trajtimin e pacientëve me COVID-19
-
Remdesiviri: Kapërcimi prej një ilaçi “të kotë” në kurën e mundshme ndaj COVID-19
-
Eli Lilly fillon studimin te njerëzit të tretmanit me antitrupa për COVID-19