Kompania farmaceutike spanjolle PharmaMar ka filluar fazën e tretë të provave klinike të përdorimit të ilaçit të kancerit Aplidin për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Kjo kompani të premten ka thënë se ka arritur qëllimin duke ofruar siguri dhe efikasitet me këtë ilaç për të filluar fazën e tretë, raporton Reuters.
Kompania tha se 80.9 për qind e pacientëve janë liruar nga spitali para ditës së 15-të nga fillimi i trajtimit të tyre aty dhe 38.2 për qind para ditës së 8-të.
“Me këto të dhëna, kompania do të fillojë në ditët në vijim bisedimet me agjencitë rregullatore për të përcaktuar fazën e tretë të studimit të Aplidinit në pacientë me COVID-19, të cilët kërkojnë trajtim në spital”, ka thënë në një deklaratë PharmaMar.
-
Pilula anti-COVID e Pfizerit ul me 90% shtrimin në spital dhe rrezikun e vdekjes
-
Ilaçi anti-inflamator mund të shkurtojë kohën e shërimit nga COVID-19
-
Ilaçi për artrit reumatik po ndihmon pacientët me COVID-19 të shërohen më shpejt
-
Remdesivir afër sigurimit të autorizimit të BE-së për trajtim të COVID-19
-
Raportohet se ilaçi Remdesivir po jep efekt në trajtimin e pacientëve me koronavirus