Një kompani e ilaçeve thotë se marrja e ilaçeve anti-inflamatore tek një tjetër i cili po përdoret gjerësisht për pacientët me COVID-19 shkurton kohën e tyre të shërimit për një ditë.
Eli Lilly ka treguar rezultatet e së hënës nga një studim i një mijë personave i sponzorizuar nga Instituti kombëtar i SHBA-së për Sëmundje Ngjitësi dhe Alergji.
Për testim është përdorur një ilaç i quajtur baricitinib, shkruan AP.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë remdesivir, një ilaç i cili ka treguar se shkurton kohën për t’u shëruar, duke lënë spitalin në një kohë prej mesatarisht katër ditë. Ata pastaj kanë marrë edhe baricitnib të cilët kanë arritur të shërohen një ditë më herët se sa të tjerët të cilët kishin marrë vetëm remdesivir.
Nëse aprovohet, Lilly do të propozojë këtë ilaç të shitet.
-
Ilaçi për artrit reumatik po ndihmon pacientët me COVID-19 të shërohen më shpejt
-
Britania do t’i trajtojë me remdesivir disa pacientë me COVID-19
-
Merck: Pilula eksperimentale zvogëlon efektet më të këqija të COVID-19
-
Pacientët po detyrohen ta blejnë ilaçin remdesivir
-
Ilaçi me antitrupa i “AstraZenecas” ndihmon në parandalimin e simptomave të COVID-19