Janë të shijshme, kanë yndyrë e niseshte, dhe për shumicën shërbejnë si ushqim rahatie. Megjithatë, ushqimet e skuqura mund të kenë ndikim negativ në shëndetin mendor.
Një ekip ekspertësh në Kinë ka gjetur se konsumimi i ushqimeve të skuqura, sidomos patateve, ka lidhje me rreziqet më të mëdha për ankth e depresion, në krahasim me njerëzit që nuk i konsumojnë. Sipas hulumtimit, konsumuesit e këtyre ushqimeve kanë 12 për qind më shumë rrezik për ankth dhe 7 për qind më shumë rrezik për depresion.
Lidhja u veçua sidomos te grupmoshat e reja.
Studimi ka marrë për bazë të dhënat e 140 mijë njerëzve për mbi 11 vjet. Pasi përfundoi, pjesëmarrësit që u diagnostikuan me depresion brenda dy vjetëve të para, rreth 20 mijë prej tyre, u pa se kishin konsumuar ushqime të skuqura, ndërsa ata që kishin pasur për qejf patatet e skuqura u kuptua se kanë edhe dy për qind më shumë rrezik për depresion sesa konsumuesit e mishit të skuqur.
Sipas rezultateve, të rinjtë janë adhuruesit më të mëdhenj të këtyre ushqimeve.
Edhe
Lajm i keq për ju që e doni çokollatën, po ju çon në depresion
Yu Zhang, autor i studimit nga universiteti i Zhejiangit, ka thënë për CNN-in se “nuk ka nevojë për panik”. Megjithatë, ka thënë se kujdesi për shëndetin dhe ulja e konsumit të patateve të skuqura mund të jetë ndihmesë për shëndetin mendor.
Hulumtuesit kanë thënë po ashtu se në vitet e fundit ka pasur rritje të rasteve të depresionit dhe ankthit në gjithë botën, që më 2020 përjetoi rritje prej mbi 25 për qind. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se pesë për qind e të rriturve vuajnë nga depresioni në gjithë botën.