Ushqimet e pashëndetshme nuk ju bëjnë vetëm të shëndoshë.
Studiuesit brazilianë thonë se do t’ju bëjnë edhe të depresionuar.
Shkallë e depresionit është gati 80% më e lartë te njerëzit që hanë ushqime të gatshme dhe të paketuara, thuhet në studim, shkroi DailyMail.
Këto përfshijnë çokollatën, biskotat, akulloren, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme.
Vullnetarët që morën pjesë në studim treguan se sa shpesh hanin 144 lloje të ndryshme ushqimesh dhe sasinë.
Edhe
Ushqimet që heqin mërzinë
Kur studimi filloi në vitin 2016, studiuesit vunë re se shkalla e depresionit në Brazil ishte relativisht e lartë në 12.8 për qind, në krahasim me popullsinë botërore me gati 5 për qind, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë studimit, 246 raste të depresionit u identifikuan. Vullnetarët me ngrënien më të keqe –31% ushqim i gatshëm në ditë – ishin 82% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me depresion.