Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çaji më i mirë për lëkurë më të shëndetshme

Çaji

Çaji

Nuk e zëvendëson kremin kundër diellit, por një filxhan çaj i gjelbër mund të jetë shtesë e dobishme për kujdesin ndaj lëkurës, ka shkruar EatingWell.

Lëkura përballet çdo ditë me faktorë si dielli, ndotja dhe procesi natyral i plakjes. Këta faktorë mund të shkaktojnë stres oksidativ dhe inflamacion, duke përshpejtuar shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e elasticitetit.

Sipas dermatologëve dhe dietologëve, çaji i gjelbër është ndër çajet më të studiuar për shëndetin e lëkurës. Ai është i pasur me polifenole dhe me një përbërës të quajtur EGCG, i cili ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Si mund të ndihmojë çaji i gjelbër?

Mbron qelizat nga dëmtimi
Antioksidantët në çajin e gjelbër ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira që krijohen nga ekspozimi ndaj diellit, ndotja dhe faktorë të tjerë. Kjo mund të ndihmojë në mbrojtjen e kolagjenit dhe elastinës, proteinat që e mbajnë lëkurën të fortë dhe elastike.

Edhe Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës Lifestyle Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

Mund të ndihmojë kundër dëmtimeve nga dielli
Studimet sugjerojnë se polifenolet e çajit të gjelbër mund të ulin një pjesë të dëmtimit dhe inflamacionit të shkaktuar nga rrezet ultra vjollcë (UV).

Megjithatë, sipas ekspertëve çaji i gjelbër nuk është zëvendësim për kremin kundër diellit.

Pra, përdorimi i kremit me faktorë mbrojtës kundër diellit, SPF 30 ose më të lartë çdo ditë mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për mbrojtjen e lëkurës.

Mund të qetësojë inflamacionin
EGCG ka veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në organizëm, gjë që mund të jetë e dobishme edhe për lëkurën.

Si ta konsumoni?

Edhe Pesë pije që mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak Lifestyle Pesë pije që mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak

Ekspertët sugjerojnë 1-2 filxhanë çaj të gjelbër në ditë, të ngrohtë ose të ftohtë. Një filxhan përmban rreth 25-50 mg kafeinë, por ekzistojnë edhe variante pa kafeinë.

Mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera:

-Matcha, çaj i gjelbër pluhur që përmban më shumë katekinë, pasi konsumohet e gjithë gjethja.

-Në lëngje të përgatitura në shtëpi, përdorni çaj të gjelbër të ftohur si bazë dhe shtoni fruta të pasura me antioksidantë.

-Në kujdesin e lëkurës, produktet me ekstrakt të çajit të gjelbër mund të kenë efekte qetësuese, megjithëse nevojiten më shumë studime për të konfirmuar përfitimet.

Edhe Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë Lifestyle Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë

Çka tjetër duhet të bëni për lëkurë të shëndetshme?

Çaji i gjelbër nuk është zgjidhje magjike. Për rezultate më të mira, ekspertët rekomandojnë një qasje të përgjithshme, përdorni SPF 30+ çdo ditë, hani fruta dhe perime me ngjyra të ndryshme, pini mjaftueshëm ujë, mos pini duhan, flini 7-9 orë çdo natë si dhe mbani një dietë të ekuilibruar.